Njoftim për projektin “Hapësirë multifunksionale”

1 Comment
238 Views

Thirrje për të rinjtë  e papunë  të moshës 19-34 vjeç, për t’u përfshirë në projektin “Hapësirë  multifunksionale”.

 

Bëhu pjesë e këtij projekti!

Të gjithë të rinjtë e interesuar, të shprehin interesin e tyre për t’u përfshirë në mënyrë direkte në këtë projekt deri ne datë 2 dhjetor 2018, duke dërguar kontaktet, numër telefoni dhe adresë e-mail në adresën  e Shoqatës “Gruaja në Zhvillim Korçë”: info@gzhk.org

  1. Kush mund të përfshihet në këtë projekt?
  • Të rinj të kthyer nga emigracioni e jo vetëm, por edhe të tjerë nga mosha 19-34 vjeç.
  1. Çfarë mundësi ofron ky projekt për ju?
  • Takim me përfaqësues të “Zyrës së Punësimit Korçë”, të cilët do t’ju informojnë  rreth mundësive të punësimit që ofrohen në Bashkinë  e Korçës;
  • Mundësi për internship: 5 të rinjëve do t’u mundësohet të kryejnë internship pranë një biznesi privat për punimin e drurit ; 5 të tjerë pranë një bisnesi për punimin e metalit dhe dy vajza për një intership pranë shoqatës “Gruaja në Zhvillim Korçë.

Këto internship-e do t’ju japin mundësi që nëpërmjet praktikës  të trajnoheni,  të mësoni, të  zhvilloni aftësitë tuaja, të fitoni eksperiencë, të zhvilloheni  dhe si rezultat të gjitha këto do t’ju drejtojnë drejt suksesit.

Kjo do të sigurojë përkrahje domethënëse për ju për të përmirësuar qasjen tuaj të ardhshme në tregun e punës.

  • Të rinj të tjerë do të kenë mundësi të pëfshihen dhe të japin kontributin e tyre në rinovimin e një ambjenti publik në qytetin e Korçës.

Nëpërmjet punës suaj ju do të mund të kontribuoni në të mirë të komunitetit  dhe si rezultat do të mund të shihni  një ndikim të drejtpërdrejtë të veprimeve tuaja në përmirësimin e kushteve të jetesës të këtij komuniteti, duke u bërë agjentë të ndryshimit.

Ky projekt u mbështetet financiarisht nga GIZ Albania, komponenti ProSEED “Pjesëmarrja Sociale e të rinjve në nevojë dhe të pakicave”  #ProSEED   #MakeItInAlbania.

Ky projekt zbatohet nga Shoqata “Gruaja në Zhvillim Korçë” me mbështetjen e Bashkisë Korçë. Ka si qëllim  të ndihmojë të rinjtë në qytetin e Korçës të thyejnë

ciklin e margjinalizimit të papunësisë, varfërisë dhe emigrimit duke i ndihmuar ata të shohin një ndikim të drejtpërdrejtë të veprimeve të tyre në përmirësimin e kushteve të jetesës në komunitetin e tyre, duke u bërë agjentë të ndryshimit në këtë komunitet dhe ti ndihmojë ata për të përmirësuar të ardhmen e tyre, qasjen në tregun e punës dhe  trajnimin profesional.